FOTO/ Saimir Tahiri përjashtohet nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin

FOTO/ Saimir Tahiri përjashtohet nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin

203
0
Shares

Saimir Tahiri përjashtohet nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin, i cili mblidhet në Tiranë në fillim të javës së ardhshme.

Vendimi u bë publik sot në fillim të seancës plenare, kur Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që Saimir Tahiri të mos jetë pjesë e delegacionit të palës shqiptare, sepse “prezenca e tij në Komision me eurodeputetet të hënën dhe të martën dëmton reputacionin e Shqipërisë”. Deri sot paradite i Saimir Tahiri figuronte si përfaqësues i Partisë Socialiste për Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, por Kryetari I Kuvendit Gramoz Ruçi siguroi se Saimir Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Komisionit që diskuton me parlamentin Europian ecurinë e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit .

Ndërkohe, pasi deputeti i PD-së Genc Pollo e bëri publike këtë kërkesë e vendim, faqja e internetit, nuk hapet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY