DOKUMENTET/ Provat që Ministrja e Drejtësisë e dinte për hetimin në Shqipëri...

DOKUMENTET/ Provat që Ministrja e Drejtësisë e dinte për hetimin në Shqipëri të Nezar Seitit para ekstradimin

174
0
Shares
Nezar Seitaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj u ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës së Tiranës kërkesë për marrje informacioni për llogari të hetimit penal ndaj Nazer Seitit.

Me shkresën e dt. 8 shkurt 2018, nënshkruar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, thuhet se “në funksion të kërkesës suaj, nëse ka letërporosi nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për llogari të hetimit penal ndaj Nazer Seitit, nuk rezulton të jetë sjellë ndonjë letërporosi nga Prokuroria e Përgjithshme apo Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në Ministrinë e Drejtësisë.” Në foton bashkëngjitur shkresa mban emrin Etilda Gjonaj.

Në fakt, Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka kërkuar së paku 2 letërporosi drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

·        E para është në dt 18 tetor 2017 dhe bashkëngjitur mban emrin Letërporosia 1.

·        E dyta është në dt 7 nëntor 2017 dhe bashkëngjitur mban emrin Letërporosia 2

Të dyja letërporositë i referohen procedimit penal 134 të vitit 2016, që është dosja e përbashkët Tahiri-Habilaj-Seiti.

Procedimi penal 134 për të cilin po hetohet Saimir Tahiri dhe Nezar Seiti, përmban veprat penale:

·        kultivim të bimëvë narkotike

·        trafikim i narkotikëve në bashkëpunim

·        grup i strukturuar kriminal

·        korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë

Këto vepra penale për të cilat është nën hetim Saimir Tahiri dhe Nazer Seiti janë të parashikuara nga nenet 284, 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.

Dërgimi i letërporosive në Itali është bërë përkatësisht  më shkresat dt 25.10 2017 dhe 20.11. 2017 dhe të dyja letërporositë janë firmosur nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ky është fakti që provon katërvcipërisht që Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e dintë se Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri dhe për shkak të nenit 491/c të Kodit të Procedurës Penale nuk duhej të ekstradonte Nezar Seitin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY