VIDEO/ Shtohen aktorët konkurrentë të Edi Ramës në qeveri, shikoni si interpreton...

VIDEO/ Shtohen aktorët konkurrentë të Edi Ramës në qeveri, shikoni si interpreton Etilda Gjonaj para deputetëve

277
0
Shares

Alibinë e Etilda Gjonajt për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitit në Itali, e përshkroi i njëjti banalitet si në reagimet e mëparshme, se gjoja ajo nuk e dinte se i arrestuari hetohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por kësaj radhe, performanca e Ministres së Drejtësisë ishte e një niveli tjetër.

Nga foltorja e parlamentit, ku e kishin thirrur për të dhënë llogari për ekstradimin e paligjshëm, ministrja u shfaq me një siguri të admirueshme.

Artikulimi i qartë, fjalitë të ndara mirë nga njëra tjetra, vështrimi sfidues drejt deputetëve të opozitës i dhanë Etilda Gjonajt aftësinë për të dalë para deputetëve me një nga interpretimet më të mira aktoriale, krahasuar me ministrat e tjerë.

Fjalimi që i kishin shkruar i dha siguri dhe qetësi. Edhe në kundërpërgjigjen që i dha Enkelejd Alibeajt, ministrja lexoi me të njëjtin ton kompetent fjalimin e dytë, duke politizuar një çështje për të cilën tashmë kanë nisur hetimet nga prokuroria.

Për të kuptuar më mirë lojën aktoriale të Etilda Gjonajt, Lapsi.al sjell dy video. Imazhi i Etilda Gjonajt ka evoluar dukshëm, nga disa javë më parë.

Video më poshtë, fjalimi i Gjonajt në tetot të vitit të kaluar…

Video më poshtë, fjalimi i Etilda Gjonajt sot në parlament…

Ekstradimi i Seitit

Ekstradimi i Seitit

Publié par Ora News sur jeudi 8 février 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY