Ministrja e Drejtësisë mbrohet nga akuzat: Pse më kërkoni mua llogari, duhet...

Ministrja e Drejtësisë mbrohet nga akuzat: Pse më kërkoni mua llogari, duhet ta bëni këtë me kryeprokuroren

395
0
Shares

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë fjalën pas kërkesës së interpelancës nga Spaho dhe Vasili duke tentuar ti përgjigjej akuzave për ekstradimin drejt Italisë të Nezar Seitajt. Ajo e quajti thirrjen e saj në interpelancë, si politike.

“Ky është nja shkak  n radhës dhe një sherr i radhës. Unë kam kauzën e kësaj qeveria, dhe jam në konflikt me ju sepse ju jeni në konflikt dhe kërkoni një kauzë që nuk e keni. Dhe kauza e qeverisë është reformimi i drejtësisë.

Sipas Gjonajt Ministria ka vepruar në bazë të akteve ligjore dhe sipas praktikës së pararendësve të saj.

“Dëshiroj tu siguroj se shtetasi as nuk është liruar dhe as nuk ka shkuar për pushime por u është dorëzuar organeve italiane të prokurorisë të cilët kanë vendosur arrest me burg dhe sot ai atje ndodhet në qeli. Në çdo rast, prokuroria jonë ka garancitë dhe instrumentet ligjore të bashkëpunojë me autoritete italiane për çështjet e përbashkëta ashtu edhe për procedimin e famshëm që po flitet këtu. Në rast se doni të vërtetën, atëherë më mirë se kush prokuroria dhe gjykata e Katanias që ka kryer për 4 vjet hetime e përgjigje dhe është në fazë të avancuar, e bën më mirë këtë çështje? Antimafian italiane ju e përdorët ei refren për javë me radhë. Në rast se doni të vërtetën sepse prokuroria e Katanias mund ta nxjerrë të vërtetën më mirë sesa prokuroria ‘e kapur’ nga kjo mazhorancë”.

Ajo u tha deputeteve se çfarë kërkoni nga unë, duke lënë të kuptohet se ata duhet kërkojnë shpjegime diku tjetër.

“Pse më kërkoni mua llogari, duhet ta bënë këtë me kryeprokuroren. Të gjitha këto vijnë nga frika nga drejtësia. Interpelanca juaj është sebep i krijuar nga hiçi”, u shpreh Gjonaj.

Foto Nezar Seiti ne, gjykate

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY