VIDEO/ Alibeaj “kërcënon”: Te Burgu 313 është një qeli bosh, por nuk...

VIDEO/ Alibeaj “kërcënon”: Te Burgu 313 është një qeli bosh, por nuk ju merr të gjithëve

310
0
Shares

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me interpelancën e kërkuar nga deputetet e opozitës me ministren e Drejtësisë. Deputeti demokrat Enkeleid Alibeaj ka marrë fjalën për të kërkuar shpjegime mbi ekstradimin e Nezar Seitit nga Ministria e Drejtësisë.

Alibeaj ka leshura akuza për ministren e Drejësisë Etilda Goinaj duke thënë se ligji shqiptar e ndalon të ekstradohet një person kur në Shqipëri ka një dosje hetimore.

Fjala e deputetit Enkelejd Alibeaj në Parlament.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur jeudi 8 février 2018

Duke ju referuar faktit të ekstradimit në Itali të Nezar Seitajt, Alibeaj kërcënoi mazhorancë, ministrat dhe deputetët e saj duke u shprehur… “Te Burgu 313 është një qeli bosh, por nuk ju merr të gjithëve”. DRONI.al

Interpelanca e deputetit Enkelejd Alibeaj me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj

* Dokumentat zyrtare provojnë se Ministrja e Drejtësisë e dinte se Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri bashkë me dosjen e Saimir Tahirit.

 * Ministrja ka firmosur të paktën dy letërporosi me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për llogari të hetimit në Shqipëri të Nezar Seitit. 

 * Ekstradimi i paligjshëm i Nazer Seitit ishte skemë për të dëmtuar hetimet në Shqipëri për Tahirin. Teza se do ta hetojë drejtësia italiane nuk qëndron, sepse Italia po heton Habilajt, por jo Tahirin.

 * Me ekstradimin e paligjshëm Ministrja e Drejtësisë ka kryer vepër penale dhe ndaj saj do të depozitohet kallëzim penal për shpërdorim detyre.

Fjala e plotë deputetit Enkelejd Alibeaj në interpelancën me Ministren e Drejtësisë për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitit.

Një javë më parë, kryetari i Grupit Parlamentar Edmond Spaho, kërkoi të fliste në këtë foltore për skandalin më të madh gjyqsor dhe politik, të 27 viteve. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi i hoqi fjalën, për të mbyllur gojën e opozitës dhe veshët e publikut, për të dëgjuar një histori. Një histori me hajdutë dhe kriminelë.

Do ta dëgjoni sot.

Ministria e Drejtesise ka ekstraduar ne Itali Nezar Seitaj. Një person të mbërthyer e te hetuar nga drejtësia shqiptare, një peshk të madh të rënë në rrjetën e saj!  Nderkohe, Ligji ndalon këdo, edhe Ministrin e Drejtësisë të ekstradojë një shtetas shqiptar, kur prokuroria shqiptare, ka hapur një çështje hetimore. Neni 491 shkronja c) e Kodit të Proçedurës Penale.

Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri Habilaj, bandë kriminale kjo që hetohet nga prokuroria shqiptare prej vitit 2016; Bandë kriminale kjo, për të cilën prokuroria shqiptare, në 19 tetor 2017 e arrestoi, pasi sekuestroi 4 tonelata drogë në Babicë të Vlorës.

Prej 19 tetorit, Nezar Seiti mbahej në paraburgimin 313, administrator dhe “magazinier” i të cilit është Ministrja e Drejtësisë, e cila ka dijeni të plotë për këtë fakt nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Deri atë ditë nuk kishte as urdhër kërkimi ndërkombëtar as kërkesë për ekstradim nga Italia! Ditë më pas, autoriteteve italiane, dikush iu pëshpëriti në vesh, se në Shqipëri ishte arrestuar Nezar Seiti! Dikush që mesa duket kishte thurrur planin për ta larguar nga dora pataten e nxehtë Nezar Seiti. Dora vetë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Vuri në zbatim skemën për ta degdisur larg drejtësisë shqiptare Nezar Seitin.

Pala italiane, shprehu qëllimin për ekstradim. Ministria e Drejtësisë dhe jo vetem kishte detyrimin të verifikonte që në këtë moment të parë, nëse kishte pengese dhe ta ndalonte ekstradimin. Nuk e bëri.

Kërkesa zyrtare për ekstradim erdhi, në tryezë të Ministres se Drejtësisë në datë 30 nëntor 2017. Para se ta përcillte në Prokurorinë e Përgjithshme, për vijim të ekstradimit, ligji detyron Ministrin e Drejtësisë të bënte verifikimet nëse kishte pengese për ekstradim apo jo. Për herë të dytë, nuk e bëri.

Prokuroria e Përgjithshme në 10 janar 2018, i kthen mbrapsht dokumentacionin. Ministrja pretendon se Prokuroria e Përgjithshme është ajo që nuk e njoftoi se kishte pengesë ekstradimi. Mundet! Por Ministrja kishte detyrim ligjor për të verifikuar për llogari të vet, pavarësisht Prokurorisë së Përgjithshme ekzistencën ose jo të pengesave. Ishte kjo mundësia e tretë dhe për të tretën herë nuk e zbatoi ligjin, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë është vetëm 500 metra nga Burgu 313 ku mbahej Nezar Seiti për llogari të krimeve të rënda. Ndërkohë që nga dritarja e Ministrisë së Drejtësisë shihet Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që po hetonte Nezar Seitin. Madje prova shkatërruese për të është se në tryezën e saj Ministrja ka patur këto dokumenta, që shkruajnë se Nezar Seiti po hetohet nga Krimet e Rënda. Këto dokumenta i ka nënshkruar me dorën e saj!

Zgjodhi të shkelë ligjin. Miratoi ekstradimin, me ngut, me shpejtësi, brenda 24 orëve. Në 11 janar 2018 finalizoi skemën e filluar nga Ministri i Brendshëm.

Zonja Ministre,

Nezar Seitin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Të dokumentuara madje!

Kush ishte Nezar Seiti?

Çfarë dinte ai që nuk duhej të fliste para drejtësisë shqiptare?

Kë do të mund të përfshinte ai nëse do të lejohej të fliste?

  1. Ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën e drejtësisë shqiptare. Habilajt në Itali. Tre drejtues të lartë të policisë, në arrati me ndihmën dhe mbrojtjen e Edi Ramës. Saimir Tahiri, në Kuvend me imunitet, mbrojtur po nga Edi Rama. Nezari pra, ishte goja e vetme, që mund dhe do të fliste.
  2. Por çfarë do të fliste? Atë që mund të flasë financieri i bandes. Per parate! “FOLLOW THE MONEY” thone amerikanet – gjurmo paratë për të gjetur kriminelin! Gjurmo:

–         18 mijë eurot, të kaluara nga duart e Nezar Seitit për të blerë gjerdanë diamanti e byzylykë floriri për familjarët e Saimir Tahirit.

–         Gurmo, 863 mijë eurot, kaluar nga duart e Nezar Seitit në ato të Saimir Tahirit, të cilit në panik e sipër prej kontrollit të banesës iu gjetën në sediljen e makinës së Orest Sotës.

–         Gjurmo, 5 milionë eurot, kaluar nga duart e Nezar Seitit si përfitim i drejtpërdrejt i Saimir Tahirit.

–         Gjurmo, 20 milion eurot, kaluar nga duart e Nezar Seitit në duart e Saimir Tahirit, në mënyrë që Edi Rama  të blinte “gli elezioni” – zgjedhjet! Përgjimet italiane të Habilajve e thonë këtë gjë.

Qe të fliste Nezar Seiti e të gjurmoheshin paratë e krimit, e te arrihej tek kriminelët, Nezari duhej lënë në dispozicion të drejtësisë shqiptare.

Shkeli ligjin, e degdisi.

Zonja Ministre, ne panik e deshperim ke thene se Nezar Seitin e ke çuar në Itali jo me pushime, por në duart e drejtësisë italiane. Nuk të mban alibia! Për 3 arsye. Po pres ta thuash tani si justifikim, që të të pergjigjem.

Kjo është pra, historia me kriminelë dhe hajdutë!

Zonja Ministre

Në të gjithë këtë histori, mes hajdutësh dhe kriminelësh, ju ku e fusni veten?

Sot, këtu, tani, është momenti të reagoni, të pranoni përgjegjësinë dhe pendoheni! Për të mirën tuaj! Një qeli në burgun 313 është lënë bosh, e vetme ajo nuk ju mban dot të gjithëve!

Replika e parë e deputetit Alibeaj

Kjo ishte fjala e fundit e një të pandehuri në një gjyq moral dhe politikë. Fjala e fundit me të cilën kërkoi mëshirë.

Ta thash që do ta nxirrje si alibi dhe e nxore. E meqë ra llafi nuk thuhet Katanja, po Katania.

E ka çuar në Katania jo për pushime por për në burg.

Në fakt shqiptarët, ata të cilët kanë dy pare mend dhe e kuptojnë, ka një ndryshim të madh midis Katanias dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Katania heton Nezar Seitin, Moisi Habilaj me kompani, por jo Saimir Tahirin. Prokuroria e Krimeve të Rënda të Republikës së Shqipërisë heton Saimir Tahirin mbi të gjitha.

Cila ishte goja që do të tregonte për lidhjet e Saimir Tahirit, për paratë e marra dhe për lidhjet me këtë këtu, Nezar Seiti.

Cili ishte motivi për të cilin Nezar Seiti do të fliste për Saimir Tahirin. Frika, kujdesi, se vendimi, hetimi dhe ndëshkimi nga drejtësia shqiptare do të bënte punën e vetë. Përkundrejt motivit që do të hetojë, gjykojë dhe do të dënojë në Shqipëri, do të fliste për interesin e drejtësisë shqiptare.

Cili është interesi i drejtësisë shqiptare?

Saimir Tahiri.

Si i bëhet që askush të mos e pyesë Nezar Seitin për Saimir Tahirin?!

Çoje në një autoritet të huaj me pushime, ata të cilët nuk kanë interes për ta pyetur për Saimir Tahirin.

Këtë ke bërë në Katania.

Në fakt ka një gjë, ti nuk je merakosur shumë për burgun apo pushimet e Seitit. Je merakosur për pushimet e Saimir Tahirit. Këtë ke bërë.

Çështja është e thjeshtë. Ligjet e reformës në drejtësi, një prej të cilës është edhe zonja ministre, në 2016  në Kodin e Procedurës Penale kanë parashikuar një dispozitë të thjeshtë: Nëse ka një procedim penal për një shtetas shqiptar për një vepër penale të kryer në Shqipëri, nga njëra anë, dhe nëse ka një apo disa kërkesa të tjera për ekstradim nga autoritetet e huaja. Përparësinë e merr Prokuroria shqiptar dhe ekstradimi nuk bëhet.

Kodi i Procedurës Penale, neni 491, shkronja c) e shkruar nga ministrja e Drejtësisë, në bazë të reformës në drejtësi. e ka shkruar vetë dhe po vetë e shkel.

Pyetja e vetme është kjo: A e dinte ministrja e Drejtësisë që Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda apo jo?

Nëse nuk e dinte, po ky është një justifikim. Po edhe i arsyeshëm po ta quaj.

Po zonja ministre, po mirë këtë dokument a e ke parë?

19 tetor 2017, arrestuar Nezar Seiti nga Gjormi i Vlorës, direkt në qelitë e burgut 313. I administron ti, të njoftojnë ty çdo 24 orë kush hynë dhe kush del nga burgjet. E ke pasur në tryezë.

Po mirë mund të ndodhë që Fatmir Xhafaj nuk të ka njoftuar.

A ke pasur ti mundësi të njihesh me faktin se Nezar Seiti po hetohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?

A ke pasur ti ndonjë korrespondencë, ndonjë letër porosi dërguar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda drejt Katanias që bënte fjalë dhe të tregonte se Nezar Seiti nga Gjormi i Vlorës, po hetohej në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?

Të kam dërguar një kërkesë, sot në mëngjes më ktheve përgjigjen. Faleminderit!

Pikërisht për këtë letër porosi dhe më ke shkruar: “Për sa i përket kërkesës tuaj (times pra) për vënien në dispozicion të kopjes së praktikës mbi procedimet Nr.313, Nezar Seiti, dhe 164 Nezar Seiti dhe Saimir Tahiri, nga verifikimet e kryera me këto të dhëna,-i ke bërë ti zonjë-nuk rezulton të jetë sjellë ndonjë letër porosi nga Prokuroria e Përgjithshme apo Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë në Ministrinë e Drejtësisë.”

Përgjigja jote, ministri Etilda Gjonaj Saliu.

Ke bërë verifikimet, s’të ka ardhur.

Zonjë, këtu kam dy dokumente, shkresa zyrtare një e datës 25/10/2017 dhe tjetra është e nëntorit 2017.

Lënda : Kërkesë për ndihmë juridike

Kërkuesi : Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Drejtuar: Ministrisë së Drejtësisë

Ministre e së cilës ke qenë ti Etilda Gjonaj. Ku i kërkon që të përcjellë një letër porosi për hetime proceduriale pikërisht për çështjen penale 164, ku është i përfshirë Habilaj, Saimir Tahiri dhe Nezar Seiti. Ia ka drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.

Kush e ka nënshkruar do të thoni ju?

Ministri Etilda Gjonaj Saliu.

E ke firmosur pa e lexuar? E ke firmosur pa e studiuar apo e ke lënë dorën peng te Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe Edi Rama?

Zgjidh e merr,  mëshirë për ty nuk do të ketë!

Replika e dytë e deputetit Alibeaj

Meqenëse Reforma në Drejtësi ka nisur rrugën, rruga e mbarë të qoftë për tek 313-a, sepse e ke ditur, e ke firmosur, ja ku e ke. Jo vetëm një, por edhe një herë tjetër. Dy herë zonjë ke nënshkruar. Në fakt ka një gjë. Nuk është i gjithë faji jot, jo. Faji është i këtij (Ramës). Faji është i këtij që të ka vënë ty për të nënshkruar hapjen e dyerve për ty dhe jo vetëm për ty.

Meqenëse reforma ka filluar rrugëtimin dy gjëra do të bësh. Kërko avokat dhe po të njoftoj, sot do të të depozitoj, kallëzim penal për shpërdorim detyre për ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj Saliu dhe bashkëpunëtorët e vetë. Tek 313-a do të gjendesh.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY