FOTO GALERI/ Itali, shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve dhe trafikantëve ja ku...

FOTO GALERI/ Itali, shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve dhe trafikantëve ja ku e fshihnin heroinën dhe kokainën

128
0
Shares

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane në Udine dhe Pordenone pas një hetimit të përbashkët për të shkatërruar një bandë që organizonte vetëm vjedhje. Policia ka kapur mallrat e vjedhura që vlenin mbi 20 mijë euro, ka sekuestruar 3600 euro që dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria e paligjshme dhe dy kg heroinë dhe kokainë që vlenin për më shumë se 60 mijë euro në treg.

Të tre burrat e huaj, njeri 28 vjeç  me banim në Milano, tjetri 22 vjeç i pastrehë dhe i treti 58 vjeç me banim në Pordenone, janë akuzuar për vjedhje në banesa dhe tregtim droge. Një person i katërt është ende në kërkim.

Operacioni blic u zhvillua djë në agim. Karabinierët hynë në një fermë në Fontanafredda. Gjatë bastisjes policia u sekuestroi 3600 euro, mallrat që vlenin mbi 20 mijë euro, valixhe e ora të vjedhura një natë më parë në Vittorio Veneto. Në një vrimë në mur kishin fshehur 2 kg drogë dhe dy peshore precize. Në fund sekuestruan dhe një makinë të madhe me disa targa të vjedhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY