13 trafikantë të një bande të drejtuar nga shqiptarët janë vendosur në pranga nga policia në një operacion të zhvilluar në disa qytete.
Drejtuesi i bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali është një shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane.
Operacioni i koduar ‘coast to coast’, ‘nga bregu në breg’ ndërsa banda funksiononte prej 10 vitesh dhe trafikonte heroinë, kokainë dhe marijuanë.
Operacioni është koordinuar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Barit në bashkëpunim me atë të Foggias pas përgjimeve prej disa muajsh të lëvizjeve të bandës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/