Në Komitetin e Sigurisë u zhvillua Forumi I Dytë për Terrorizmin dhe Sigurinë Kibernetike me inisiative të Senatorit Jim Inhofe dhe Ish-Ministrit të Mbrojtjes z Fatmir Mediu
Në këtë takim morën pjesë Senatori Mike Rounds, Senatori Mike Perdue, Kongresmeni JOHN Ratcliffe, Kongresmeni Robert Aderholt si dhe James Carafano, nje nga njerëzit kryesor per sigurinë në ekipin e tranzicionit të Presidentit Trump.
Pjesë e këtij forumi ishin përfaqësues nga pothuaj gjithë vendet e Ballkanit, anëtarë të Bundenstagut, Parlamentit Evropian dhe Austrisë.
Në këtë takim të drejtuar nga Senatori Inhofe dhe z.Mediu, në emër të Shqipërisë fol ish-kryeministri Majko, ndërkohë që një tjetër i ftuar nga Shqipëria ishte edhe deputeti Astrit Veliaj.
Z Mediu parashtroi në fillim të takimit situatën e vështirë në Ballkan, provokimet dhe tensionet etnike, ndërhyrjen ruse, pretendimin e saj për të ndërtuar një aleancë ushtarake në Ballkan për t’ju kundërvënë zgjerimit të NATO-s.
Situata në vendet e Ballkanit është shqetësuese përve problemit të “foreign fighters” dhe kthimit të tyre, situata e krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikut të drogës e bën problemin më prezent dhe shqetësues.
Zoti Mediu theksoi po ashtu se situata në Shqipëri dhe mungesa e vullnetit të qeverisë po vendos në rrezik serioz zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë vendimtare për Shqipërinë.
Të gjithë folësit theksuan nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe njohjen dhe marjen e masave kundër “Cyber threat”.
Senatorët dhe kongresmenët, si dhe zoti Carafano shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin konkret dhe angazhimin e administrates Trump në këtë marrëdhënie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/