Klement Balili kontrollon pjesën më të madhe të tregut europian të kokainës, ndërsa në vendlindjen e tij, Shqipëri, shoqërohej me ministra thuhet ndër të tjera në shkrim publikuar në tabloidin gjerman Berliner Kurier .
Në shkrim nënvizohet se Balili ka marrë aq shumë famë sa ndryshe quhet “Escobar i Ballkanit”. “Tentakulat” e trafikut të tij të drogës shtrihen në të gjithë Europën, nga Shqipëria drejt Greqisë, Italisë, madje deri në Gjermani e Holandë.
Sipas ‘Berliner Kurier’, Klement Balili është i lidhur edhe me një sërë përplasjesh të ndodhura gjatë vitit 2017 në kryeqytetin gjerman, ngjarje që mendohet se kanë si motiv prishjen e pazareve të drogës dhe luftën e territorit. Duke cituar Europolin, tabloidi gjerman shkruan se nën drejtimin e Klement Balilit, mafia shqiptare është e vendosur të zgjerojë më tej supremacinë e saj në tregun europian të drogës.
Shqipëria konsiderohet si vendi numër 1 i prodhimit të marijuanës në Europë. Por tashmë, në sajë të Klement Balilit dhe lidhjeve të tij direkte me Amerikën e Jugut, vendi është kthyer në një korridor për drogat e forta, veçanërisht kokainën, thuhet më tej në artikull.
Edhe pse Balili është pjesë e dosjeve të Europolit dhe Agjencisë amerikane antidrogë DEA, në mënyrë të pabesueshme vijon artikulli, në vitin 2014 ai u emërua nga qeveria shqiptare si Drejtor në Ministrinë e Transportit. Vetëm pas daljes së emrit të tij në hetimet e DEA-s amerikane, Balili u largua nga ky post. Megjithatë droga e tij nuk ndalet së vërshuari lumë në Europë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/