Edi Paloka më në fund shkruan një koment. E ka për Armando...

Edi Paloka më në fund shkruan një koment. E ka për Armando Dukën

258
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, nuk ka shmangur dot komentet për zgjedhjet në Federatën Shqiptarë të Futbollit dhe rezultatin e tyre.

Rama kishte bërë plan që të rrëmbente FSHF-në, siç ka bërë me drejtësinë përmes kandidimit të deputetit Bashkim Fino, shkruan Paloka ndërsa vijon se fushata për zgjedhjet në Federatën e Futbollit ishte një kopje e asaj që ndodhi me zgjedhjet parlamentare të 2017.

“E cfare eshte me e renda ,e qe tregon se kete vend e drejton mafia me kostum qeveritar, eshte jo shkalla e bashkepunimit qe kjo qeveri ka me krimin, por metodat tipike mafioze qe perdorin per te vene ne sherbim te tyre krimin. Pervec joshjes, jane te shumta rastet qe vertetojne se vete bota e krimit shantazhohet nga qeveritaret me problemet qe ata kane me ligjin duke ju kerkuar sherbim ne kembim te ‘lirise”, shkruan deputeti Paloka ndër të tjera në Facebook.

Postim i Palokës në Facebook

Nuk kam dashur te futem ne diskutimet per zgjedhjet ne Federaten e Futbollit. Fakti qe Rama futi hundet dhe tek futbolli, ishte i mjaftueshem per te na bere pale; si qytetare, si tifoze po sigurisht dhe si demokrate. Megjithate pervec denoncimit publik se nepermjet Finos, Rama kerkonte te kapte dhe kete institucion, nuk pati qendrime te tjera te politikes opozitare.
Por, pasi dëgjova kandidatin e Rames te deklaronte sot se do te ankimonte votimin sepse e konsideronte jo legjitim, nuk mund te heshtja me për disa të vërteta.

Sikur te kishin lidhje vetem me zgjedhjet per Federaten, mbase prape do te heshtja, po per fat te keq, nuk eshte vetem aq.
Fushata per zgjedhjet ne Federaten e Futbollit ishte nje kopje e asaj qe ndodhi me zgjedhjet parlamentare te 2017.
Deputete, ministra dhe personazhe te botes se krimit u perdoren qe Rama ta merrte dhe kete institucion. Kulaci dhe kerbaci u perdoren edhe ndaj te zgjedhurve vendore te PD, imagjinoni cfare ka ndodhur me delegatet qe nuk kane patur profil politik.
Personazhe te botes se krimit jane perdorur per te kercenuar edhe fizikisht delegate dhe njesoj si ne zgjedhjet parlamentare, kur nuk kane garantuar voten per Ramen, jane kercenuar te mos dalin nga shtepia diten qe votohet.
E cfare eshte me e renda ,e qe tregon se kete vend e drejton mafia me kostum qeveritar, eshte jo shkalla e bashkepunimit qe kjo qeveri ka me krimin, por metodat tipike mafioze qe perdorin per te vene ne sherbim te tyre krimin. Pervec joshjes, jane te shumta rastet qe vertetojne se vete bota e krimit shantazhohet nga qeveritaret me problemet qe ata kane me ligjin duke ju kerkuar sherbim ne kembim te “lirise”.

Te gjitha keto metoda tipike per mafien dhe Sigurimin e Shtetit, u perdoren ne zgjedhjet parlamentare dhe u tentuan njesoj edhe me zgjedhjet per Federaten, kurse kandidati i Rames ka guximin edhe te deklaroje se do te ankimohet.
Guri i fundit drejtesia e kapur ?
Une nuk mund ta fsheh qe ndjehem mire sot jo vetem per fitoren e Dukes ( te cilit i uroj suksese ), po sidomos per humbjen e Rames.
Jam i gezuar se shoh qe ka ende njerez me dinjitet dhe kurajo civile ne kete vend, qe nuk tremben dhe nuk joshen por respektojne ne rradhe te pare veten. Jam i bindur qe me kurajo e dinjitet, shqiptaret shume shpejt do te cojne dhe Ramen nga kryeministria ne PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY