CMIMET/Qeveria vendos për fermerët: Vlera e subvencionimit për mollën , luleshtrydhen dhe...

CMIMET/Qeveria vendos për fermerët: Vlera e subvencionimit për mollën , luleshtrydhen dhe 30 produket të tjera

335
0
Shares

Qeveria ka përcaktuar sot cmimet e subvencionimit në bujqësi si dhe fushat e veprimtaritë që mund të financohen nga qeveria.

Përmes një vendimi të këshillit të ministrave fermerët mund të jenë shumë të qartë se cfarë përfitimesh mund të kenë nëse fokusohen në disa kultura apo shërbime të vecanta bujqësore. Në vijim është një listë e cmimeve për ato shërbime që do të financohen.

Paratë përfitohen nga fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2018 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri “Transfertë në buxhetet familjare”, për mbështetjen e prodhimit bujqësor e blegtoral, peshkimit, agropërpunimit dhe zhvillimit rural.

Fushat kryesore që financohen janë përmirësimi i teknologjisë, rritja e sipërfaqes së kultivarëve, rritja e sigurisë ushqimore, formalizimi dhe kooperimi i fermerëve, mbarështimin e bletarisë, përmirësimin e menaxhimit të peshkimit, nxitjen e kultivimit të sipërfaqes së tokës së papunuar etj.

Ja edhe një listë e cmimeve dhe në vijim edhe vendimi i plotë:

  1. a) Mbjellje të reja të drufrutorëve dhe bimëve mjekësore dhe aromatike:

i.Mbjellje e mollës me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën  350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha për pemëtoret intensive dhe në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha për pemëtoret me teknologji të përmirësuara;

ii.Mbjellje e qershisë me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;

iii.Mbjellje arrash me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 300 000 (treqind mijë) lekë/ha për mbjelljet me fidanë të shartuar;

iv.Mbjellje e lajthisë dhe shegës me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;

v.Mbjellje gështenje, në vlerën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;

vi.Mbjellje e ullinjve me fidanë autoktonë, në vlerën                            250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format intensive të kultivimit, dhe në vlerën 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) lekë/ha, për format tradicionale;

vii.Plotësimi i numrit të bimëve në ullishtet e vjetra/të degraduara, në vlerën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë/ha;

viii.Mbjellje e agrumeve me kultivarë të kërkuar nga tregu, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha;

ix.Mbjellje vreshti, me kultivarë për rrush tavoline, në vlerën              300 000 (treqind mijë) lekë/ha, dhe vreshta me kultivarë autoktonë për përpunim, në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;

x.Mbjellje luleshtrydhesh në serra dhe/ose tunele, në vlerën               200 000 (dyqind mijë) lekë/ha;

xi.Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike, të kultivuara, si: timus, rigon, helichrysum italicum, trumza, çaj mali, rozmarinë, xhinxher dhe shafran, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha.

Sipërfaqja e mbjellë me kulturat e përcaktuara në nënndarjet “i-xi”, të kësaj shkronje, të jetë jo më e madhe se 20 ha, sipas kategorive të mëposhtme:

-Për fermerët individualë, jo më pak se 0.5 ha në një bllok të vetëm dhe jo më pak se 0.3 ha, kur i bashkëngjitet blloqeve ekzistuese;

-Për grup-fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm;

-Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim SHBB), jo më pak se 5 ha, ndërsa madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.3 ha, kur nuk është në bllok.

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë të jetë:

-deri në 5 ha, me 100% të vlerës për hektar;

-mbi 5.0 – 10 ha (5 hektarët e dytë), të  rritet me 25% të vlerës për hektar;

-mbi 10.0 ha deri në 20 ha, të rritet me 50% të vlerës për hektar.

Për fermerët me moshë nga 22 deri në 35 vjeç, masa e financimit të rritet me 25%. Aplikuesi, në çdo rast, duhet të ketë tokën në pronësi private dhe/ose të marrë me qira nga subjekte të tjera që e kanë tokën në pronësi private.

  1. b) Ndërtim i serrave diellore për kultivimin e domates, kastravecit dhe specit, me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të investimit të përfunduar, por jo më shumë se:

-1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/dynym, për serra me lartësi anësore jo më të vogël se 4 m, përfshirë dhe ujitjen me pika;

-1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë për dynym, për serra me lartësi anësore jo më të vogël se 2.8 m, përfshirë dhe ujitjen me pika.

Masa e financimit për sipërfaqe të jetë:

-nga 0.20 – 0.50 ha me 100% të vlerës për hektar;

-mbi 0.51-1 ha të  rritet me 25% të vlerës për hektar.

c)Përmirësim i teknologjive të kultivimit dhe inovacione:

Masa e financimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore për:

i.përmirësimin e teknikave të ujitjes nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë (vetëm për format intensive të kultivimit të tyre), jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe  jo më pak se 0.5 ha dhe jo më shumë se 5 ha;

ii.instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë (pelet) në serrat me ngrohje, jo më shumë se 280 000 (dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë për dynym. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha;

iii.zëvendësimin e plastmasës termike për serrat diellore ekzistuese, sipas specifikimeve të nënpikës 2.1, shkronja “b”, jo më shumë se 750 000 (shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha;

iv.prodhimin e bostanoreve në tunele (mulçerimin dhe mbulimin me plastmasë termikë), jo më shumë se 100 000 (njëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.5 ha dhe jo më shumë se 5 ha;

v.rrjetat për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese të kulturës së mollës dhe qershisë, jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe  jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 5 ha;

vi.polenizimin e kulturave perimore në serra me bletë polenizuese, jo mjaltëdhënëse, jo më shumë se 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë/ha, për sipërfaqe jo më shumë se 5 ha;

vii.projektet për sistemet e automatizimit të kontrollit në serra, për efiçencën e energjisë dhe/ose për instalimin e sensorëve të kontrollit të klimës në serra, jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë/ha.

ç)Rritje dhe përmirësim i kapaciteteve të grumbullimit, ruajtjes, pastrimit, seleksionimit, paketimit dhe përpunimit të prodhimit bujqësor dhe peshkimit:

Masa e financimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të investimit të përfunduar për:

i.ambiente grumbullimi dhe ruajtëse frigoriferike për fruta, perime dhe prodhime peshkore (përfshirë dhe akuakulturën), jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për një subjekt;

ii.ambiente grumbullimi për fruta dhe perime, jo më shumë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për një subjekt;

iii.linja përpunimi/makineri, pajisje për fruta – perime, vaj ulliri dhe verë, jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për një subjekt;

iv.linja seleksionimi, paketimi, pastrimi, përfshirë dhe ambalazhe për fruta, perime dhe bimë mjekësore e aromatike, jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për një subjekt;

v.linja për filetimin, tharjen, tymosjen e produkteve peshkore nga liqenet, jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë nga organizatat e menaxhimit të peshkimit.

d)Certifikim dhe mbrojtje e prodhimeve/produkteve bujqësore për:

i.implementimin dhe certifikimin Global GAP, në masën 50% të  vlerës totale të faturës tatimore, jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për secilin nga produktet e përfshira në nënpikën 2.1, si dhe për lakrën, lulelakrën dhe brokolin për sipërfaqe të mbjellë, por jo më pak se 1 ha;

ii.standardet IFS (Standardi Ndërkombëtar i Ushqimit), BRC (Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë) dhe/ose FS (Miqtë e Detit) në stabilimentet e përpunimit të prodhimeve peshkore, në masën 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 325 000 (treqind e njëzet e pesë mijë) lekë për standard për produkt;

iii.fermat organike, për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë, për fermë të certifikuar;

iv.implementimin dhe certifikimin për standardin ISO 22000:2005, për operatorët e biznesit ushqimor, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë;

  1. rimin vjetor të siguracionit të prodhimeve bujqësore, në masën 50% të vlerës, por primi të mos kalojë vlerën 4% të totalit të aseteve të siguruara.

2.2.Për përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale:

a)Për krerë të lindur të matrikulluar, për fermat me mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 500 (pesëqind) lekë/krerë dhe për fermat me mbi 10 krerë lopë, në vlerën 2 000 (dy mijë) lekë/krerë;

b)Për enë të certifikuara për transportin e qumështit nga ferma në pikat e grumbullimit e të përpunimit, deri në 70% të vlerës për njësi, por jo më shumë se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë/njësi.

Për masat e përcaktuara në shkronjat nga “c” në “e” të kësaj nënpike, mbështetja të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore për:

i.ndërtimin e thertoreve, ambienteve të përpunimit të produkteve blegtorale dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë, dhe për rikonstruksion/pajisje në thertoret ekzistuese për plotësimin e  standardeve të legjislacionit në fuqi, jo më shumë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë;

ii.ndërtimin e pikave të reja të grumbullimit të qumështit dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë;

iii.ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve, stabilimenteve për rritjen e shpendëve, si dhe makineri e pajisje për mekanizimin e modernizimin e proceseve të punës në fermat blegtorale me jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imëta, jo më pak se 10 dosa dhe me kapacitet jo më pak se 10 000 shpendë, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë;

iv.sistemet ftohëse të qumështit për pikat e grumbullimit dhe/ose përpunimit, jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë;

v.përmirësimin e infrastrukturës së tregjeve të kafshëve, jo më shumë se 4 000 000 (katër milionë) lekë për treg;

vi.mbështetjen për dorëzimin e qumështit, lëndë e parë, që plotëson standardet në fuqi, në vlerën 10 (dhjetë) lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat me mbi 15 krerë lopë, kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raportanalizës laboratorike përkatëse.

2.3.Për mbarështimin e bletarisë, mbështetje me 1 000 (një mijë) lekë për koshere, për ferma me jo më pak se 100 koshere bletë, dhe masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

2.4 Për përmirësimin e menaxhimit të peshkimit:

a)Mbështetje e pronarëve të anijeve të peshkimit dhe/ose organizatave të menaxhimit të peshkimit deri në 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) lekë për njësi, sipas faturës tatimore, për sistemet e monitorimit të anijes për pajisjet MTU (Njësi Transmetuese të Sinjalit), të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit, për identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nëpërmjet satelitit;

b)Mbështetje deri në 70% të vlerës, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për instalimin e bankinave lundruese, nga organizatat e menaxhimit të peshkimit.

2.5.Për nxitjen e formalizimit dhe kooperimit të prodhuesve:

a)Mbështetje për pikat e grumbullimit dhe fermerët për vlerën e fidanëve të domates, specit, kastravecit dhe bostanoreve të shitur ndaj fermerëve, deri në 50% të vlerës së faturës tatimore, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) lekë për fidan. Pika e grumbullimit i paguan fermerit jo më pak se 50% të vlerës së subvencionuar të fidanit.

Pagesa për 50% të vlerës së fidanit, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) lekë ndaj grumbulluesit të kryhet kundrejt faturës tatimore dhe kontratës noteriale të lidhur me fermerët. Pagesa të kryhet kur grumbulluesi autofaturon fermerin për prodhimin e blerë dhe konfirmon pagesën ndaj fermerit.

  1. b) Mbështetje, në vlerën 20 (njëzet) lekë/kg për açuge dhe sardele të peshkuara, ndaj anijeve të peshkimit. Pagesa të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare të përpunimit të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore, përfshirë vlerën e TVSH-së.

Në rastin kur anijet janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e përpunimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të verifikuara me certifikatë zënieje dhe faturave të shitjes së produkteve të zëna.

2.6.Për fermerët/subjektet që kultivojnë jo më pak se 5 ha tokë bujqësore, në pronësi private ose të marrë me qira nga fermerë të tjerë që e kanë tokën në pronësi private, mbështetja për grurin dhe elbin në vlerën 25 000 (njëzet e pesë mijë)  lekë/ha, ndërsa  për thekrën, tërshërën dhe koçkullën në vlerën  20 000 (njëzet mijë) lekë/ha.

2.7. Për diversifikimin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale:

  1. a) Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë;

b)Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë;

c)Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë;

ç)Mbështetje për makineri dhe pajisje për prodhimin e produkteve tradicionale të zonës deri në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë;

d)Mbështetje për marketingun (përfshirë linjat e ambalazhimit/paketimit) e produkteve tradicionale të zonës, në 70% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë;

dh)Mbështetje për çdo sipërmarrje të re (start-up) nga individë të moshës nga 22 deri në 35 vjeç, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

Përfitues për masat e përcaktuara në shkronjat “a” deri “dh”, të kësaj nënpike, përveç sa përcaktohet në pikën 3, të këtij vendimi, mund të jenë edhe organizatat jofitimprurëse, të cilat operojnë ose zhvillojnë aktivitetin e tyre në një ose më shumë fshatra, pjesë të programit të 100 fshatrave, sipas Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor,  2014-2020.

Për masën e përcaktuar në shkronjën “b”, të kësaj nënpike, investimet në agroturizëm do të konsiderohen edhe jashtë 100 fshatrave të përcaktuar sipas Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural (Programi i 100 fshatrave).

e)Mbështetje për përmirësimin e kushteve në stane për bagëtitë e imëta (rikonstruksion dhe pajisje me panele fotovoltaike), në 80% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë;

ë)Mbështetje për ngritjen e inkubatorëve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës, në 70% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, kundrejt planit të biznesit;

f)Mbështetje në rrjetin e subjekteve të shitjes me pakicë të produkteve ushqimore të prodhuara në vend, kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Përfitues të masës së përcaktuar në shkronjën “ë” të kësaj pike mund të jenë edhe organizata jofitimprurëse.

3.Përfitues për masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural të jenë fermerë, personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-të.

4 Kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

5.Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2018 të përdoret shuma prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, nga të cilat:

  • 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, për bashkëfinancimin e projekteve IPA. Përdorimi i këtyre fondeve do të realizohet sipas marrëveshjes përkatëse të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkimit Evropian;
  • 5 000 000 (pesë milionë) lekë detyrime, për pagesat e normës së interesave bankare për kontratat e lidhura.

6.Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimin e plote mund ta lexoni edhe ne https://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-07-shkurt-2018&page=1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY