A rrezikon Ermal Meta, kjo është përgjigja e RAI-t për akuzën

A rrezikon Ermal Meta, kjo është përgjigja e RAI-t për akuzën

126
0
Shares

Këngëtari shqiptar me famë në Itali është përfshirë në një rrjet akuzash për plagjiaturë pasi zbuloi këngën e tij në Sanremo 2018. Këngëtari shqiptar sëbashku me këngëtarin italian Fabrizio Moro janë akuzuar për plagjiaturë pas prezantimit të këngës “Non mi avete fatto niente”. TGCom shkruan se ajo është e ngjashme me një këngë të prezantuar në “Sanremo Giovani” në 2016-n.

Ky lajm ishte pjesë e të gjithë media italianëve ku përflitej edhe për një skualifikim të mundshëm të dyshes. Kjo këngë shihet si një nga pretendetet për fitues të Sanremo 2018.

Ndërkohë ka reaguar edhe Rai: “Nuk është plagjiaturë, tani për tani qëndrojnë në garë. Jemi duke vlerësuar”.

Gjithashtu edhe drejtori artistik i Festivalit të Sanremos, Claudio Baglioni ka bërë thirrje për kujdes dhe maturi në lidhje me këtë çështje.

Non mi avete fatto niente (Sanremo 2018)

NON MI AVETE FATTO NIENTE!!!#MetaMoro #NonMiAveteFattoNiente #Sanremo2018Ermal Meta – Fabrizio Moro

Publié par Fabrizio MORO Mobrici sur mardi 6 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY