Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Malpensas në Milano të Italisë. Një 44 vjeç shqiptar papritur është përfshirë nga krizat nervore dhe ka hequr rrobat e trupit. Policia e ka ndaluar dhe disa minuta më pas ka ndërruar jetë.
Mediat italiane raportojnë se burri rreth 44 vjeç me kombësi shqiptare po ecte përgjatë terminalit 1, bashkë me gruan e tij kur papritur filloi të flakte rrobat. Policia aeroportuale e ka ndaluar, por për çudi ai u ka vdekur në dorë policëve.
Kjo ngjarje po hetohet nga prokuroria e Vareses, shkruajnë mediat italiane. Për të sqaruar shkaqet e vdekjes së tij do të bëhet autopsia. Prokurori ka urdhëruar të gjitha hetimet e nevojshme, duke përfshirë testet toksikologjike për të kuptuar nëse ky person ishte i droguar apo me probleme të tjera shëndetësore.
Viktima kishte mbërritur në Milano për disa ditë me një fluturim nga Fiumicino. Në terminalin e Malpensas ai kishte shkuar për të shoqëruar gruan e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/