EMRI & FOTO GALERI/ Gjirokastër, arrestohet dy orë pasi u arratis nga...

EMRI & FOTO GALERI/ Gjirokastër, arrestohet dy orë pasi u arratis nga Gjykata, ja ku ishte fshehur 24-vjeçari

220
0
Shares

Dy orë pas arratisjes nga tualeti i gjykatës së Apelit në Gjirokastër, është kapur nga policia i riu Saimir Ahmeti. Ai u arrestua në zonën e sipërme të Pazarit të Gjirokastrës, ndërsa ishte fshehur në bodrumin e një hoteli.

I riu Saimir Ahmeti banor i fshatit Vanë në bashkinë e Delvinës u arrestua nga policia e Delvinës për përndjekjen e vazhdueshme dhe kërcënimin e bashkëjetueses së tij, shtetases Bleona Habibi, 18 vjeç, edhe kjo banore e fshatit Vanë. Mësohet se familja e vajzës nuk ka qenë dakord me lidhjen, ndonëse kjo e fundit prej 8 muajsh jetonte në shtëpinë e Saimirit.

Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet sot rreth orws 11.50 nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e shtetasit të Ahmeti.

Babai i Saimir Ahmeti 24-vjeç, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe është arratisur nga frika. Në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, babai i të riut, Thoma Ahmeti u shpreh se djalin e akuzon ish-vjehrra pasi nuk dëshiron të lidhet me vajzën e saj. Ai tha se policia do mbajë përgjegjësi nëse djalit i ndodh ndonjë gjë.

“Ne mezi e kemi rritur djalin. Atë e akuzon ish vjehrra sepse nuk që të marrë vajzën e saj. Ne jemi familje e rregullt dhe ju mund të pyesni se çfarë familje jemi ne. Djali është i pafajshëm dhe ai u tremb nga frika sepse është akoma fëmijë dhe prandaj e bëri atë veprim duke u arratisur. Nuk e prisja të bënte këtë veprim. Unë do kërkoj dhe ndihmën e avokatit të Popullit sepse nëse djali im pëson gjë atëherë policia do mbajë përgjegjësi”, tha Thoma Ahmeti.

Ndërkohë psikologu është shprehur se, 24-vjecari është denoncuar se qëlloi me pëllëmbë të dashurën dhe i druhet frikës se ai mund të vrasë edhe veten si pasojë e shokut.

“Djali u denoncua se qëlloi të dashurën me dy pëllëmbë. Djali ka kaluar në krizë nga ngjarja dhe kemi frikë se mund të pësojë ndonjë gjë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY