Krimet e Rënda lënë në burg Dashamir Xhikën dhe dy ish-vartësit e...

Krimet e Rënda lënë në burg Dashamir Xhikën dhe dy ish-vartësit e tij te “Rrugët”

161
0
Shares

Mbeten në burg ish-kreu i Autoritet Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët Aksel Qorduka dhe Albens Alite.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Krimeve të rënda.

Kallëzimi ndaj Dashamir Xhikës u bë për parregullsi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan,  pas përfundimit të auditit. Kallëzim u bë edhe për ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite, drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan; sipas auditit, dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerën 53 983 340 dollarë.

Dashamir Xhika, nga radhët e LSI, dha dorëheqje nga detyra në muajin shtator 2017.

Trupi gjykues drejtohet nga Ilirjan Olldashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY