Ermal Meta rrezikon skualifikimin nga San Remo

Ermal Meta rrezikon skualifikimin nga San Remo

171
0
Shares

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rrezikojnë skualifikimin nga Sanremo.

Kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” duket e ngjashme me tekstin e një kënge të prezantuar në Sanremon e të rinjve në vitin 2016. Ai që i bashkon të dyja këto këngë është Andrea Febo i cili në vitin 2016 solli krijimin e kënduar nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali e që shfaqet sërish si bashkëautor në këngën e vitit 2018, shkruan gazeta italiane Repubblica.

Ky fakt, mund të bëjë që pikërisht pas natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos, kënga e kënduar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, të rrezikojë skualifikimin.

Por nëse fakti që kemi të bëjmë me të njëjtin autor largon eviton akuzat për plagjiaturë, është shpërndarja e këngës së prezantuar në vitin në Saremon e të rinjve në vitin 2016 ajo që mund t’i shkaktojë probleme Ermal Metës. Duke pasur parasysh që sipas rregullave të festivalit këngët që prezantohen aty duhet të jenë të reja.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY