EMRI/ Irlandë, ja kush “e mori më qafë” 49-vjeçarin shqiptar që ju...

EMRI/ Irlandë, ja kush “e mori më qafë” 49-vjeçarin shqiptar që ju fut trafikut të drogës

221
0
Shares

Dënohet me 6 vite heqje lirie për trafik droge në Irlandë 49-vjeçari shqiptar Jaçe Pelivani. Pelivani rezulton i dënuar për vrasje në Shqipëri, dhe u arrestua në Clondalkin të Dublinit më 18 Maj të 2017-s, teksa drejtonte një furgon të mbushur me kanabis, raporton gazeta irlandeze Independent.ie.

Policia kishte marre informacione se në portin e kryeqytetit irlandez kishte mbërritur një ngarkesë ky dyshohej se kishte drogë. Furgoni ishte vendosur nën përgjim në mënyrë që të kontrolloheshin lëvizjet e tij. Kështu, mjeti udhëtoni në Ashbourne, Co Meath, ku u ngarkua me drogë dhe më pas Pelivani e transportoi ngarkesën në Clodalkin. Në këtë moment, oficerët e policisë ndërhynë duke e arrestuar shqiptarin, te cilit në makine i gjetën 34 kilogramë kanabis.

Pelivani, i cili jetonte në Kent të Anglisë, pranoi akuzat dhe u shpall fajtor për posedim droge me qëllim shitjen e shpërndarjen. Në gjykatë u zbulua gjithashtu se në Nëntor të vitit 2000, Pelivani ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje dhe posedim armësh. 49-vjeçari është dënuar për një vrasje të ndodhur më 19 Korrik të vitit 1997, pas një sherri në një lokal nate.

Avokatja e tij mbrojtëse, Tara Burns, i tha gjykatës së klienti i saj kishte probleme me bixhozin. Ai kishte rënë në kontakt me shoqëri të keqe në Londër dhe këta persona, sipas mbrojtjes, i kishin vënë për detyrë që të pastronte para për ta. Ai i kishte humbur paratë në bixhoz dhe të njëjtët persona e detyruan që të shpërndante drogë, tha Burns. Vetë Pelivani, gjatë marrjes në pyetje nga policia u kishte thënë atyre se paguhej me 600 euro për rrugë.

Ai u tha gjithashtu se nuk kishte udhëtuar kurrë më parë drejt Irlandës, por kjo deklaratë rezultoi gënjeshtër.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Independent”, gjykatësi Martin Nolan theksoi se autoritetet shqiptare nuk kanë kërkuar arrestimin apo ekstradimin e Pelivanit. Ai e dënoi atë me 6 vite burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY