Haki Cako, kafe me “policët e PD”

Haki Cako, kafe me “policët e PD”

856
0
Shares

Drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki Cako duket se ka më shumë kohë të lirë për të takuar ish zyrtarë të policisë, madje edhe ata të shkarkuar nga Saimir Tahiri që në fillim të punës së tij në ministrinë e Brendshme.

“Panorama” ka siguruar disa fotografi ku Haki Çako konsumonte sot një kafe me Erzen Breçanin, një nga drejtuesit e policisë të kohës së Partisë Demokratike dhe i shkarkuar nga detyra sapo në krye të ministrisë së brendshme erdhi Saimir Tahiri, me të cilin ka pasur edhe nje konflikt kur PS-ja ishte në opozitë.

Breçani ka mbajtur më parë postin e Zëvendësdrejtorit të Rendit dhe Sigurisë së Dibrës, por edhe zv/drejtor i Tiranës dhe “punët” në Policinë e Shtetit besohet se ka qenë një nga temat që Çako e Breçani kanë biseduar sot në një nga lokalet e Tiranës.

Prej më shumë se dy javësh Cako u shkarkua nga detyra pasi ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj bindi kryeministrin Rama për të ndryshuar drejtimin e Policisë. Një ditë më parë Ardi Veliu zuri vendin e Haki Çakos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY