Itali, arrestohet shqiptari, përdhunoi në bodrumin e lokalit studenten e dehur në...

Itali, arrestohet shqiptari, përdhunoi në bodrumin e lokalit studenten e dehur në Firenze

197
0
Shares

Policia e Firenzes ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e një studenteje italiane në bodrumin e një lokali të njohur të qytetit. Ngjarja e rëndë, e denoncuar nga vetë vajza, ka ndodhur më 23 shtator të vitit të kaluar dhe është vërtetuar si nga dëshmitë e grupit të studentëve që ishin me vajzën, ashtu edhe nga kamerat e lokalit.

Sipas ngjarjes së rindërtuar nga hetuesit, i riu shqiptar, në Firenze për arsye studimi, mbrëmjen e 23 shtatorit iu afrua vajzës e, duke përfituar edhe nga gjendja konfuze e saj për shkak të konsumimit të alkoolit, e mori për krahu dhe e drejtoi nga depoja, pranë vendndodhjes së DJ-it, ambient që e njihte mirë, pasi kishte punuar në lokal, ndërkohë që atë mbrëmje ishte aty për të kaluar kohën.

Pasi mbylli derën, e detyroi viktimën të kryente marrëdhënie seksuale, pavarësisht kundërshtimit të saj dhe të miqve që i binin vazhdimisht derës për ta hapur. Menjëherë pas daljes nga depoja, u zhduk dhe i humbi gjurmët, deri sa u kap. Tani 22-vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Solliccianos, në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY