SHKAQET/ Tiranë, gjenden dy të vdekur në banesa

SHKAQET/ Tiranë, gjenden dy të vdekur në banesa

287
0
Shares

Dy persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme në Tiranë. Sipas Policisë Vendore, ata janë gjetur në banesa të veçanta, njëri në Vaqarr e tjetri te Xhamlliku. Të vdekur janë gjetur një 41-vjeçar dhe një 53-vjeçar.

Siç mësohet nga të njëjta burime të Policsë vendore, një ditë më parë në rrugën “Petraq Leka”, në një banesë të braktisur është gjetur i vdekur 41-vjeçari me inicialet B. SH., banues në Vaqarr, Tiranë. Nga veprimet e kryera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është nga overdoza, përdorimi i narkotikëve.

Një tjetër person, këtë herë në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qira të 55-vjeçarit me inicialet SH. R., banues në Tiranë. Viktima është identifikuar si 53-vjeçari me inicialet H. GJ.  Nga sa mësohet, ai ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.

Ndërkaq, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY