DETAJE/ Vrasja e Devi Kasmit, “kontrata e vdekjes” u firmos nga një...

DETAJE/ Vrasja e Devi Kasmit, “kontrata e vdekjes” u firmos nga një shqiptar në burgjet greke

362
0
Shares

Detaje të reja në lidhje me ekzekutorin e Devi Kasmit në Tiranë, Eftimiu Eftimius janë zbuluar nga mediat greke. Sipas shtypit fqinj, vrasja e 41-vjeçarit Kasmi në kryeqytet u urdhërua nga burgjet greke. Ka qenë një i burgosur shqiptar në burgjet greke që urdhëroi vrasjen e Devi Kasmit, thuhet në reportazh.

Ekzekutori Efthymoius ka punuar për policinë greke në vitin 2004, dhe deri në vitin 2011 kur u shkarkua përfundimisht kaloi 3 herë para këshillit disiplinor të policisë greke për shkarkim detyre dhe 4 vite më vonë ai është arrestuar për trafik droge, plastografi (dokumente false) dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Një vit me vonë u arrestua përsëri për trafik droge në Kapshticë ndërsa në mars 2012 u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos si i kërkuar i policisë gjermane ku ka kryer dënim për drogë. Në vitin 2016 u arrestua në Arta bashke me bandën e përbërë nga 30 grekë e shqiptare për trafik kokaine. Je vit me pas i hoqën akuzat e pjesëmarrjes në organizate kriminele dhe u dënua me 4 vjet me shtyrje, pasi është dhe përdorues, sipas avokatit.

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për Eftimiu Eftimius dhe 3 anëtarëve të tjerë të bandës të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë një javë më parë.

Në seancën e djeshme gjyqësore kundër grupit të strukturuar kriminal të arrestuar për organizimin dhe vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 dhjetorit, janë dëgjuar dëshmi me vlerë, nga të cilat kanë dalë në dritë detaje të reja.

Devi Kasmi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY