A po vazhdojnë hetimet ndaj Saimir Tahirit! Gazetari Çollaku publikon dokumentin

A po vazhdojnë hetimet ndaj Saimir Tahirit! Gazetari Çollaku publikon dokumentin

222
0
Shares

Gazetari Basir Çollaku publikoi një dokument nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që kërkon zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Florian Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Armand Koçerrin, Armando Sulajn, Tigres Mezuraj, Sabaudin Çelaj e Fatmir Minaj. Në këtë dokument mungon emri i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gazetari Çollaku pyet a po hetohet veç apo është pushuar çështja ndaj Saimir Tahirit?

Postimi i plotë dhe dokumenti:

Pushohen apo veçohen hetimet per Saimir Tahirin nga Krimet e Renda?!?!

A është zgjatur afati i hetimit për Sajmir Tahirin me tre muaj nga Prokuroria për Krime të Rënda?! Për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Arman Koçerrin, etj., që ishin bashkë të pandehur me Sajmir Tahirin, Krimet e Renda kanë vendosur të zgjasin hetimin nga data 19 janar 2018 deri në 19 prill 2018.

Thua të jenë pushuar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë grup të trafikut të droges!?! Në këtë vendim ku janë të pandehurit e tjerë, emri i Tahirit mungon..

Ndoshta është veçuar çështja, ose ka pasur kohë mjaftueshëm për ta sajdisur…

Ndoshta surprizat hetimore janë për më vonë, apo do të ndryshojnë akuzat?! Diçka do ketë ndodhur…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY