Mediat britanike vazhdojnë investigimet për të denoncuar rastet e favoreve seksuale nga pronarët e banesave me qira.
Ata janë të gatshëm të japin falas ose me çmim të reduktuar banesat me qira në këmbim të seksit nga qiramarrëset. Një video e re e fshehtë ka filmuar një burrë që i kërkoi favore seksuale një gruaje dhe në këmbim do t’i ofronte pa pagesë apartamentin në një zonë të shtrenjtë.
Ky rast i dytë është denoncuar nga tabloidi britanik “The Sun”, ku një gazetare investigative pretendoi të ishte qiramarrëse. Pasi kontaktuan me të, të dy u takuan në një kafene në Londër.
Pronari ra në kurthin e gazetares dhe i ofroi qira falas nëse ajo shkonte me të në shtrat dy herë në javë.
“Ne do të duhet të ndajmë krevatin, kështu që do të flemë bashkë”, i tha ai gazetares investigative të “The Sun”.
E gjithë skena është filmuar nga kamera e fshehtë. I kontaktuar më pas nga redaksia e “The Sun”, pronari mohoi që të kishte kërkuar diçka që është e gabuar.
Favoret seksuale në këmbim të qirasë falas janë një fenomen i ri që po përhapen në Britani. Në shtetin ishullor nuk përbën vepër penale kjo gjë, pasi është një dukuri e re dhe nuk është specifikuar në legjislacion. /tvklan.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/