Ardi Veliu bën betimin: Ky është premtimi i tij i parë

Ardi Veliu bën betimin: Ky është premtimi i tij i parë

182
0
Shares

Sapo është zhvilluar ceremonia e betimit të drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ne ceremoni mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë tha se kjo detyre është sfida e jetës së tij. “Në këtë moment që ndodhet rendi dhe siguria publike në Shqipëri më angazhon mua të përmbush me suskes këtë mision. Unë nuk jam vetëm, pasi organizata e policisë është institucioni më i besuar në Shqipëri”, tha Veliu.

Në vijim Veliu lajmëroi ndryshime të thella në polici.

“Ka nevojë për një ristrukturim të brendshëm në nivel qendror dhe lokal. Venia në eficencë e kapaciteteve njerëzore do të jetë objektiv i punës së policisë në të ardhmen”, tha Veliu.

Deri sot Ardi Veliu ka qenë drejtor i policisë në Tiranë. Ai bëri një ngjitje të shpejtë në karrierë 5 vitet e fundit.

Prezantohet Drejtori I Ri I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit ARDI VELIU

Publié par Policia e Shtetit sur lundi 5 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY