Sarandë, 45-vjeçari për gjueti me armë pa leje, plagos në fytyrë hallën

Sarandë, 45-vjeçari për gjueti me armë pa leje, plagos në fytyrë hallën

258
0
Shares

Një ditë gjuetie e zakonshme është kthyer në makth për një 45-vjeçar nga Finiqi, i cili ka përfunduar në pranga. Kjo, pasi ka plagosur pa dashje hallën e tij.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar shtetasin me iniciale J. XH., 45 vjeç, banues në Pandalejmon, Finiq. Sipas policisë, 45-vjeçari ditën e djeshme në fshatin Pandalejmon, Finiq, duke qenë në gjueti, ka qëlluar me armën e gjahut të cilën e mbante në përdorim pa lejen e organeve kompetente dhe për pasojë ka plagosur e dëmtuar lehtë në fytyrë, hallën e tij, me inicialet Z. M.

Policia i ka vënë prangat dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY