Lulzim Basha mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar ja porositë për seancën plenare...

Lulzim Basha mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar ja porositë për seancën plenare të Kuvendit

179
0
Shares

Zbardhen detaje nga mbledhja e kryesisë dhe grupit të Partisë Demokratike që po mbahet me dyer të mbyllura. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar para deputetëve të tij se seancat plenare do të vijojnë të mos jenë normale, duke nënkuptuar kështu se opozita do të protestojë brenda sallës. Burime brenda mbledhjes së PD treguan se Basha u shpreh i vendosur se opozita do të jetë në mbrojtje të qytetarëve të varfër shqiptarë. Basha kërkoi që seanca e ditës së enjte të mos jetë si gjithë të tjerat, por të jetë e fortë dhe të nxirret në pah kapja e institucioneve nga Edi Rama për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe të tjerë ministra e politikanë.

“Asgjë nuk do jetë normale në seancë ndërkohë që ata kanë uzurpuar çdo gjë. Diskutime për numër nuk ka. Qëndrim në mbrojtje të varfërisë dhe qytetareve, rinisë dhe ekonomisë. Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk ka kufi. Ata janë në panik. Shpirti, syri, veshi dhe zëri i qytetareve duhet të jemi ne”, tha Basha.

Në mbledhje me ta, Basha është shprehur se ‘mazhoranca është në panik, pas gjithë këtyre skandaleve’.

“Interpelanca me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjoni, do jetë një seancë e fortë kundër kapjes së çdo institucioni, për ti shërbyer mbrojtjes së Tahirit, të krimit, të ministrave të korruptuar”, thanë burimet nga selia e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY