I burgosuri kërcënon pronaren në telefon pas tritolit në rrobaqepsi

I burgosuri kërcënon pronaren në telefon pas tritolit në rrobaqepsi

71
0
Shares

Policia e Fushë-Krujës u ngrit në këmbë, kur 43-vjeçarja Fatilda Taga shkoi në komisariat për të denoncuar një 23-vjeçar që e kishte kërcënuar me fjalë nga ambientet e burgut të Fushë-Krujës. Ai nuk ishte person i panjohur pasi dy muaj më parë i kishte vendosur tritol në rrobaqepsi.
Në kallëzimin e F.T. 43 vjeçe, thuhet se është telefonuar dhe kanosur me fjalë disa herë nga shtetasi Erges Duka 23 vjeç, i cili ndodhet me masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dy muaj më parë në lagjen ”Punëtori”, Fushë-Krujë, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) për motive të dobëta kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozivi në mjetin tip Volsvagen Passat në pronësi të shtetasit S.T. të cilin e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepsi.
Por duket se telefonata e kësaj zonje ia ka shtuar telashet të riut nga Fushë-Kruja, pasi mbi të tani rëndojnë edhe veprat penale të “Kanosjes” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY