FOTO/ PS riciklon kandidatët problematikë me ligjin dhe taksat për në KLGJ...

FOTO/ PS riciklon kandidatët problematikë me ligjin dhe taksat për në KLGJ e KLP, Bylykbashi: Ju duhet SPAK-u provizor që të mbyllni dosjet

92
0
Shares

Komisioni ad-hoc për zgjedhjen e kandidaturave për KLGJ e KLP është mbledhur për të fundit herë sot, për të nxjerrë listën përfundimtare që do t’i kalojë Kuvendit, por ai ka mbizotëruar nga debatet dhe kundërshtitë. Demokrati Oerd Bylykbashi ka deklaruar qartë se janë po ata kandidatë si në fillim, me probleme me ligjin dhe se gjithçka po bëhet pa konsensus, me qëllimin që mazhoranca të mbyllë dosjet e hapura.

Kryetari Ulsi Manja  tha se, “procedura po vijon me  lista të reja; lista do t’i kalojë parlamentit në seancën e së enjtes dhe  se kjo e  sotmja për anëtarë të KLGJ e KLP është përfundimtare. Nëse lista nuk merr 2/3 e votave, do të miratohet automatikisht”.

Por, Bylykbashi ia ka hedhur poshtë “listat e reja”. “Janë po ata kandidatë me probleme me ligjin, theksoi ai. Kandidatët janë tërësisht nën kontrollin e qeverisë. Kandidatë të skualifikuar nga ONM-ja, kandidatë që nuk paguajnë taksa. Këtij procesi i mungon konsensusi kushtetues. SPAK-u juaj u krijua me marrëveshjen Xhafaj – Marku, një  SPAK provizor që  ju duhet që të mbyllni dosjet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY