MOTI/ Shi e erëra të forta, flet meteorologu: Ja çfarë pritet këtë...

MOTI/ Shi e erëra të forta, flet meteorologu: Ja çfarë pritet këtë javë

175
0
Shares

Moti i kthjellët do të zgjasë vetëm pak ditë, duke iu lënë vendin sërish reshjeve të shiut dhe erërave të forta, nga mesi i kësaj jave. Këtë e bën të ditur meteorologu i Institutit të Gjeoshkencave, Metodi Marku.

Për mikrofonin e Report TV, meteorologu njoftoi se këto dy ditë do të jenë të kthjellëta, ndërsa nga e mërkura do të rikthehen reshjet e shiut dhe erërat e forta, të cilat pritet të zgjasin deri në fundjavë.

Metodi Marku

“Kjo situatë ishte në përmasë më të ulët se ajo e fundit të nëntorit. Presim përmirësim këtë javë, dy ditët e para të kësaj jave do të kenë mot të kthjellët, pastaj do të ketë ndryshime. Priten reshje nga e mërkura deri të dielën.

Ndërkohë, një erë e fortë pritet gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte. Pjesa e dytë e kësaj jave do të dominohet nga vranësirat, shoqëruar dhe me reshje. Reshjet priten të jenë më të pakta se fundjava që lamë pas”, tha meteorologu Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY