Vlorë, përmbyten sërish banorët, në disa fshatra niveli i uji shkon në...

Vlorë, përmbyten sërish banorët, në disa fshatra niveli i uji shkon në 2 metra

92
0
Shares

Pas përmbytjeve të shumta fundvitin e kaluar në fshatrat e Vlorës dhe Fierit, rikthehen sërish reshjet dhe përmbytjet. Kështu, kanë mjaftuar dy ditë reshje në territorin shqiptar për t’i zhytur sërish nën ujë shumë banorë të fshatrave të Vlorës.

Situata paraqitet problematike në fshatrat Novoselë e Fitore në Vlorë, aty ku niveli i ujit ka arritur në rreth 2 metra lartësi. Të gjitha katet e para të banesave janë pushtuar totalisht nga uji. Ndërkohë, këtë të hënë situata është përmirësuar dhe aktualisht pellgu Levan- Ura e Mifolit- Vlorë ka regjistruar një rënie të nivelit të ujit.

Ndërkohë Forcat e Armatosura ndodhen në terren me rreth 150 forca që ndodhen në Levan, Ferras e Novoselë. Aktualisht në Novoselë situata mbetet problematike, ku vetëm dje u evakuuan rreth 70 familje. Një kontingjent i Forcave të Armatosura, i pajisur me dy pompa thithëse ndodhet aktualisht në fshatin Darëzezë, aty ku pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë kësaj të hëne.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY