Të dënuarit shqiptarë preferojnë burgjet angleze, dështon marrëveshja për deportim

Të dënuarit shqiptarë preferojnë burgjet angleze, dështon marrëveshja për deportim

195
0
Shares

Qindra te burgosur shqiptarë, që janë në burgjet e mbipopulluara të Anglisë e që duhet të ishin kthyer tashmë në vendin e tyre pas një pakti mes dy shteteve vazhdojnë të jenë ende pas hekurave.

“The Sun” shkruan sot se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 duhej të shpëtonte taksapaguesit angleze me së paku 2.5 milionë paund dhe fillimisht do transferonte më shumë se 100 të burgosur shqiptarë, por media angleze raporton se vetëm 23 prej tyre janë kthyer.

Shumë prej tyre e kanë kundërshtuar transferimin, duke iu referuar të drejtave të njeriut. Ata pretendojnë se duhet te qëndrojnë ne Angli pavarësisht se kanë mashtruar në emër të azilit, duke u hequr sikur janë refugjatë kosovarë. “Shifrat e fundit tregojnë se janë 716 të burgosur shqiptare në Britaninë e Madhe, shumë prej tyre të dënuar për vrasje, përdhunim dhe shpërndarje droge kanë dënime afatgjata”, shkruan media britanike.

Ajo i referohet edhe një bisede mes zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë që diskutuan për këtë problem me homologët e tyre në Tiranë. “Qeveria britanike kërkon që më shumë të burgosur të huaj të kryejnë dënimet e tyre në vendin e tyre. Do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë e tjera për të ndarë praktikat më të mira, për të përmirësuar standardet dhe për të shpëtuar paratë e taksapaguesve britanikë”, tha zyrtari britanik.

Në një postim në Facebook të Ambasadës ne Tiranë thuhet…, “Gjykatësit, prokurorët dhe ekspertët britanikë dhe shqiptarë po kërkojnë mënyra të përmirësimit të Marrëveshjes për Transferimin e te burgosurve, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY