Dështon përsëri seanca e ballafaqimit Emiljano Shullazi – Ylvi Beqaj

Dështon përsëri seanca e ballafaqimit Emiljano Shullazi – Ylvi Beqaj

308
0
Shares

Ka dështuar sërish sot, për të katërtën herë seanca e ballafaqimit  mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja. Shkak është bërë fakti se avokatët e Shullazit kanë braktisur sërish seancën, e cila zhvillohet te Krimet e Rënda.
Dy avokatët mbrojtës të Gilmando Danit dhanë dorëheqjen me pretendimin se sigurimi i provës është në kundërshtim me ligjin.  Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të enjte në orën 13:00.
Ditën e djeshme avokatët e Shullazit u dorëhoqën, ndërsa gjykata caktoi mbrojtës të tjerë ligjor për të.
Në muajin tetor Ylvi Beqja pranoi të bashkëpunonte me akuzën pas qëndrimit të tij disamujor në mbrojtje të të dyshuarve. Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se Beqja ka deklaruar se Emiljano Shullazi, përmes bashkëpunëtorëve të tij, në tri episode i ka vendosur gjoba, dhe se gjobvënia është aplikuar në formën e çeqeve, në emër të Endrit Zelës dhe Endrit Qyqes, të dy këta të arrestuar pas një takimi në paraburgim me Shullazin.
Ndërkohë, prokuroria ka nën hetim edhe persona të tjerë, ndërsa vijon të qëndrojë hermetike për episodet e tjera kriminale për të cilat dyshohen pesë të arrestuarit.
emiljano shullazi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY