LAJMI I FUNDIT/ Arrestohen dy ish-zyrtarë të lartë të ARSH

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohen dy ish-zyrtarë të lartë të ARSH

250
0
Shares

Policia e Tiranës sapo ka arrestuar dy zyrtarë të lartë që drejtuan zbatimin e  projektit të rrugës Tiranë-Elbasan në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Ata janë Albens Alite, drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Aksel Qurduka, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Dy ish zyrtarët e lartë të ARSH sëbashku me drejtorin e tij Dashamir Xhika dyshohet se i kanë shkaktuar një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh buxhetit të shtetit, me kontratat që kanë ngritur me privatët për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Tiranë- Elbasan.

Më 19 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kreu një proces auditi pranë ARSH-së, në lidhje me rregullshmërinë e zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës.

Auditi erdhi pas shirave të furrishëm të dhjetorit, që shkaktuan shembje dhe bllokim në një pjesë të mirë të aksit. Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dërgoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të Dashamir Xhikës, si edhe dy punonjësve të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY