Mbeten në burg Dashamir Gjika dhe Andi Toma, 2 biznesmenë dhe një...

Mbeten në burg Dashamir Gjika dhe Andi Toma, 2 biznesmenë dhe një zyrtar tjeter

260
0
Shares

Gjykata e Krimeve te Renda dha sot masen e sigurise “arrest me burg” per Dashamir Xhiken. Ndërsa Gjykata e Elbasanit ka dhënë te njeten mase ate te “arrestit me burg” për Andi Tomën, akuzuar për shpërdorim detyre si edhe Dashamir Gjiken.

Xhika, u arrestua për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë–Elbasan por edhe per tenderin e rruges se Gjinarit per te cilen akuzohet edhe ish -drejtori tjeter Andi Toma.

Ish-funksionari i LSI, bashkë me paraardhësin e tij Andi Toma, akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për abuzime me tendera, vlera të cilave shkon deri në 5 miliardë lekë.

Gjatë gjithë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore ditën e diel, në sallën e gjyqit qëndronte edhe deputeti i LSI në Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto.

Prokuroria me heret ne seance tha se “kemi dokumente sekrete”, ndaj edhe media u nxorr jashte.

Akuza tjeter per Xhiken eshte se ai së bashku me dy ish-punonjës të tjerë të lartë të ARSH-së, dyshohet se i kanë shkaktuar një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh buxhetit të shtetit, me kontratat që kanë ngritur me privatët për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Tiranë- Elbasan.

Më 19 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kreu një proces auditi pranë ARSH-së, në lidhje me rregullshmërinë e zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës.

Auditi erdhi pas shirave të furrishëm të dhjetorit, që shkaktuan shembje dhe bllokim në një pjesë të mirë të aksit. Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dërgoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të Dashamir Xhikës, si edhe dy punonjësve të tjerë.

Ata janë Albens Alite, drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Aksel Qurduka, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë Elbasan.

Nderkaq Gjykata e Elbasanit dha arrest me burg edhe për Rexhep Targën, mbikëqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit. E njëjta masë sigurie u dha edhe për Agron dhe Kujtim Hysën, administratorë të firmës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY