SHKRESA/ Gramsh, pushohen nga puna 250 punëtorë të HEC Moglicë

SHKRESA/ Gramsh, pushohen nga puna 250 punëtorë të HEC Moglicë

100
0
Shares

Shkurtime të mëdha nga puna do të ndodhin në Hidrocentralin (HEC) e Moglicës. Firma ka njoftuar punëtorët se duke nisur nga data 20 shkurt do të ndërpresë kontratën kolektive të punës për shkak të mbylljes së disa sektorëve dhe ndryshimit të sistemit funksional të punimeve në HPP Moglicë.
Aktualisht në këtë firmë janë të punësuar 728 punëtorë. Drejtuesit e saj njoftojnë se numri i punëtorëve që do ti nënshtrohen pushimit kolektiv është 250.
Punëtorët dhe sindikata janë ankuar në Ministrinë e Energjetikës dhe dikasteret përkatëse. Por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Shkurtimi nga puna i 250 familjeve thellon problemet sociale për këto familje të cilat si burim mbijetese kanë vetëm të ardhurat që sigurojnë nga puna në hidrocentral.
limak

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY