FOTO/ Delvinë, urën që përuroi Olta Xhaçka një muaj më parë, e...

FOTO/ Delvinë, urën që përuroi Olta Xhaçka një muaj më parë, e merr lumi

331
0
Shares

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë pushtuar mbarë vendin ditën e sotme, situata paraqitet problematike në zonën e Sarandës. Në këtë qytet mësohet se është pezulluar lundrimi në det, ndërsa dallgët arrijnë deri në 7 ballë.

Po ashtu, problematike paraqitet situata edhe në Bashkinë e Delvinës, pasi janë rritur ndjeshëm prurjet e lumit të Kalasës, duke rrezikuar kështu që të shembet ura e Vanës. Kjo urë u inaugurua në ditët e fundit të dhjetorit 2017, nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili tha se po ndërhyhet për të parandaluar prishjen e urës. Ai pohoi se nëse ura shembet, rreth 350 familje do të bllokohen. “Situata është përkeqësuar. Po rrezikohet ura që u inaugurua nga ministrja Xhaçka, por punimit nuk kanë qenë aq të mira. Në fillim të dhjetorit bëmë një ndërhyrje provizore, por nuk e përmirësoi situatën”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY