VIDEO/ “Benz”-i përfundon në ujërat e fryra të Osumit, drejtuesi është me...

VIDEO/ “Benz”-i përfundon në ujërat e fryra të Osumit, drejtuesi është me fat

139
0
Shares

Një automjet tip “Benz” ka përfunduar në ujërat e lumit Osum në Berat, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mbijetuar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa mjeti doli nga rruga duke shkatërruar bordurën mbrojtëse duke përfunduar në ujërat e lumit.

Mjeti udhëtonte nga qendra e qytetit për në dalje të tij dhe shumë pranë Urës së Gorricës mjeti doli nga rruga duke shkatërruar krejtësisht parmakët prej hekuri dhe pas disa saltrosh mjeti përfundoi në lumë.

Në makine ndodhej vetëm drejtuesi, i cili u transportua drejt spitalit të qytetit. Ai arriti të dalë nga pjesa e sipërmë e makinës dhe me pas u nxor nga forca te zjarrfikëses dhe policisë.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 14.15 Salla Operative ka marrë njoftim se një mjet i cili udhëtonte në rrugën Antipatrea, në vendin e quajtur “Tyneli” ka humbur kontrrollin dhe ka rënë në lumin Osum.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikses dhe ambulanca ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga lumi.

Nga informacionet paraprake rezulton se shtetasi K.S, 24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa angleze ka humbur kontrrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në lumë.

Shtetasi K.S, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY