Në shtëpinë e vrasësve…, ku fqinjët “ngrenë supet”

Në shtëpinë e vrasësve…, ku fqinjët “ngrenë supet”

182
0
Shares

Policia e Tiranes do ta mbajë gjatë nën kontroll banesën që përdorej si bazë për persona problematikë, por edhe si një strehë provizore edhe për vrasësin me pagesë, ish-policin e Forcave Speciale greke, Eftimiu Eftimiu.

Disa dynymë tokë të punuar me përkushtim, të rrethuar me gardh e të mbikëqyrur me kamera. Një shtëpi që nuk kishte asgjë ndryshe rutinës se banesave të tjera në Kodër Mëzes. Por kjo është vetëm dukja. Banesa në të cilën u gjet një arsenal armësh dhe 2 kilogramë C2, në fakt, i përket një gruaje që është nëna e dy vëllezërve Hoxhallari, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim. Të dy ata e përdornin si një bazë ku thurnin planet.

Aurel Hoxhallari, i cili vazhdon të jetë në arrati si njeriu që organizoi vrasjen e Devi Kasmit, dyshohet se ka përdorur emrin e të ëmës për të regjistruar këtë pronë në periferi të Tiranës. Por banorët nuk dinë asgjë sepse nuk kanë parë asgjë, madje as djali që ka punuar për familjen Hoxhallari.

“Nuk di gjë. Unë kam punuar ullinjtë dhe kaq. Njëherë mi jepte lekët një burrë, njëherë një djalë, por nuk njoh njeri. Ishin si të gjithë, njerëz të mirë”, shprehet personi që ka punuar në tokat e familjes Hoxhallari.

“Ku di gjë unë. Di që aty ka jetuar një plak që ka ndërruar jetë”, shprehet një qytetare.

Në fakt emri i Aurelit nuk është i panjohur për autoritetet. Në 2015 ai u arrestua si i dyshuar për porositjen e një vrasje me pagesë, por për mungesë provash u lirua. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY