EMRI & FOTO GALERI/ Itali, sulmi me armë, ndalohet autori

EMRI & FOTO GALERI/ Itali, sulmi me armë, ndalohet autori

128
0
Shares

Qyteti i Maceratas në Italinë fqinje u trondit këtë të shtunë në orët e para të mëngjesit, pasi një person i cili lëvizte me makinë hapi zjarr në drejtim të kalimtarëve të rastit në qendër të qytetit.

Sipas “Corriere della Sera” nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur të paktën 6 persona, të gjithë të huaj. Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, megjithatë i ndërgjegjshëm, ndërsa 5 të tjerët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Personi që hapi zjarr ndodhej në një makinë në lëvizje, një Alfa 164 me ngjyrë të zezë. Ai është 28-vjeçari italian nga Macerata, Luca Traini i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë. Ai mësohet se është ndaluar nga policia në sheshin Vittoria. Në automjet, autoritetet kanë gjetur një pistoletë Glock, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në drejtim të njerëz.

I riu, me kokën e rruar, mësohet sa ka ndaluar vullnetarisht në këtë vend, ku ndodhet monumenti i të rënëve. Ai zbriti nga automjeti, duke lënë pistoletën dhe u drejtua në këmbë nga monumenti, ku dhe u arrestua.

Hakmarrja

Një nga hipotezat e forcave të rendit është se ky sulm vjen në shenjë hakmarrjeje, në drejtim të komunitetit nigerian. Me kombësi nigeriane ishte edhe Innocent Oseghale, personi i akuzuar për vrasjen e Pamela Mastropietro. Policia tha se autori, në momentin që u ndalua thërriti: Rroftë Italia!

Kryebashkiaku: Qëndroni në shtëpi

Kryetari i Bashkisë së Maceratës u bëri thirrje qytetarëve që të qëndronin në shtëpi pas dyshimeve se mund të ishte një sulm i planifikuar.  “Qëndroni në shtëpi” ishtë mesazhi i nisur për qytetarët nga kryebashkiaku Romano Carancini. “Për arsye sigurie, të gjithë nxënësit do të qëndrojnë në shkollë dhe të ndalojnë autobusët e transportit publik”, shkruajti ai në rrjetet sociale.

Rindërtimi i ngjarjes

Të shtënat e para ndodhën rreth orës 11:10 në rrugën Cairoli, në drejtim të dy emigrantëve të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve mbeti i plagosur. Një tjetër emigrant u qëllua në rrugën Velini, një grua afrikane u prek nga plumbat në zonën e stacionit. Të shtënat e tjera ndodhën në zonën ky u gjetën pjesët e trupit të së resë Pamela Mastropietro.

Daja i kësaj të fundit, Valerio Verni, në një prononcim për RaiNews24, tha: “Unë dhe familja ime i ftojmë të gjithë në komunitetin e Macerata dhe jo vetëm, që të ruajnë qetësinë. Kjo që po ndodh është e pajustifikueshme, nuk mund t’i përgjigjemi një akti barbarie me të njëjtën mënyrë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY