FOTO GALERI/ Ndahet nga jeta studentja e arkitekturës, Anxhela Nocka nuk ia...

FOTO GALERI/ Ndahet nga jeta studentja e arkitekturës, Anxhela Nocka nuk ia doli dot…

791
0
Shares

Anxhela Nocka, 22 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Budapestit. Studentja e vitit të katërt të Arkitekturës humbi betejën me leuçeminë akute, nga e cila u prek në mënyrë të befasishme në janar të vitit 2017.

Anxhela Nocka u bë e njohur një vit më parë, kur një solidaritet i jashtëzakonshëm qytetar pasoi në mënyrë të rrufeshme thirrjen që familjarët dhe shokët e saj bënë në rrjetet sociale, gazeta dhe televizione, për mbledhjen e fondeve që do të bënin të mundur kurimin e saj jashtë vendit.

Nisma e studentëve të Arkitekturës “Bëje për Anxhin”, që përfshiu organizimin e dhjetëra aktiviteteve të bamirësisë, shënoi një rast unik që bashkoi mijëra qytetarë të thjeshtë, biznese private dhe institucione shtetërore, në një aksion të përbashkët humanitar që mundësoi qëndrimin e saj 1-vjeçar në një qendër të specializuar në Budapest të Hungarisë.

Bashkë me dëshirën e madhe për të jetuar, kjo dashuri e madhe njerëzore inkurajoi studenten e re për të luftuar fort, megjithë vështirësitë e mëdha me të cilat do të përballej ditë pas dite.

Pasi iu nënshtrua kimioterapisë intensive, duke mos humbur shpresat deri në momentet e fundit, Anxhela Nocka nuk ia doli t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke lënë në mes ëndrrat dhe dëshirat e saj.

Mes dhimbjes së pafund për këtë humbje të madhe, familjarët e saj gjejnë forca të falenderojnë të gjithë ata që besuan fort se Anxhela meritonte të jetonte, duke dhënë një kontribut të paçmuar për t’i dhënë asaj shansin e fundit për jetën. Atë jetë, nga e cila ajo largohet sot gjithë dinjitet, sepse bëri gjithçka deri në kufirin e të pamundurës, kur trupi u dorëzua përgjithmonë, por jo shpirti i saj.

Ceremonia mortore për t’i dhënë Anxhela Nockës lamtumirën e fundit do të zhvillohet në ditët që vijnë, pasi arkmorti me trupin e saj të mbërrijë në Shqipëri.

Kohët e fundit Anxhela ndau me miqtë e saj një  thirrje për dashurine dhe optimizmin ndaj jetës, e cila tingëllon kaq prekëse, tani që ajo nuk është më.

Hey there! 🙂
I just wanted to remind you that life’s so beautiful…
Stop complaining and don’t let what’s happening around you get inside you and weigh you down!

No one is you, and that’s your power  

Continue to love and grow, because remember that every situation in life is temporary.

Just you to know… the universe always falls in love with a stubborn heart! ♥️  #lovelife .Sincerely Anxhi.No one is you, and that’s your power No one is you, and that’s your power 🙂
Continue to love and grow, because remember that every situation in life is temporary.
Just you to know… the universe always falls in love with a stubborn heart! ♥️ #lovelife .Sincerely Anxhi.wn!
No one is you, and that’s your power 🙂
Continue to love and grow, because remember that every situation in life is temporary.
Just you to know… the universe always falls in love with a stubborn heart! ♥️ #lovelife .Sincerely Anxhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY