Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjeteve në qytetin qendror italian të Maceratës. Televizioni shtetëror Rai thotë se sulmi u zhvillua në pjesë të ndryshme të qytetit. Zyra e kryebashkiakut të qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve nëpërmjet Twitter-it që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të incidentit, që besohet të vazhdojë. Të shtënat janë raportuar nga një makinë e zezë Alfa Romeo 147. Dy vetë u raportuan të ishin brenda automjetit.
Disa raporte vënë numrin e të plagosurve deri në 7, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruan BBC.
“Qëndro në shtëpi” është mesazhi i nisur nga kryebashkiaku i Macerata Romano Carancini nga profilet sociale të qytetit. Edhe dalja nga shkollat është bllokuar.
Të shtënat e para u dëgjuan rreth orës 11.10 në Cairoli nga një makinë e errët kundër dy emigrantëve të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve u plagos. Një tjetër emigrant u godit në Via dei Velini, një grua afrikane u godit me plumba në zonën e stacionit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/