EMRI/ Durrës, sulmon e plagos me thikë 19-vjeçarin, prangoset agresori

EMRI/ Durrës, sulmon e plagos me thikë 19-vjeçarin, prangoset agresori

129
0
Shares

Specialistët për  Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Arjan  Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës.

Ky person, në Arapaj, Durrës, për motive të dobëta ka  plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I. R., 19 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar në nenet 88/1 dhe 279  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY