EMRAT/ Lëvizje në PS-në e Tiranës, Rama: Nëse hyjmë tani në zgjedhje...

EMRAT/ Lëvizje në PS-në e Tiranës, Rama: Nëse hyjmë tani në zgjedhje humbasim

251
0
Shares

Pas largimit të Saimir Tahirit, Edi Rama ka nisur ristrukturimin e degës së Partisë Socialiste në Tiranë. Kryeministri ka bërë lëvizjet e para në kryeqytet, pasi është i pakënaqur me organizimin e strukturave.

Report TV mëson lëvizjet e deputetëve në njësitë e Tiranës. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11, Rakip Suli largohet nga Lapraka, i caktohet Bashkia Kamëz, Klotilda Ferhati shkon në njësinë 3, në vend të Xhaçkës, e cila është drejtuese politike në Dibër. Deputeti Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon te njësia numër 4 në vend të Gjylametit, e cila është kryetarja e degës së PS në kryeqytet.

Sipas burimeve nga PS, Rama ka shprehur pakënaqësi, pasi sipas tij, investimet e bëra nuk na përputhen me votat. “Investimet nuk na përputhen me votat. Nëse hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë si në 2011” mësohet se është shprehur kryetari i PS.

Vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa PS ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti në të gjithë vendin me organizimin e strukturave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY