Ministri i thotë Kryeministrit: Mos provoko opozitën

Ministri i thotë Kryeministrit: Mos provoko opozitën

124
0
Shares

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili kërkoi sot nga Kryeministri që të hiqte dorë nga provokimet dhe kërcënimet ndaj opozitës.

“Mendoj që opozita nga njëra anë ka gabuar rëndë ku nuk reflektoi për paketën e McAllister. Ishte një kompromis që siguronte besimin politik. Pasi ky mosbesim ka sjellë këtë situatë. Por kam bindjen se ne mund të bëjmë gjithçka që opozita të jetë pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ne nuk duhet ta provokojmë opozitën me retorika kërcënuese apo shantazhuese. Retoria të tipit do të vetshkatërrohet nëse nuk hyn në zgjedhjet etj. Mazhoranca duhet të jetë e kujdesshme ndaj këtyre retorikave. Zgjedhjet e njëanshme mund të vendosin demokracinë në rrezik”, ka deklaruar Petrit Vasili në emisionin “Studio e Hapur” në News24.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY