“Shoqatat fantazmë”, ndërrojnë delegatët 9 prej tyre

“Shoqatat fantazmë”, ndërrojnë delegatët 9 prej tyre

281
0
Shares

Zgjedhjet në FSHF kanë hyrën në ditët e tyre më të nxehta. Kur duhen edhe pesë ditë nga ngjarja e madhe, Shoqatat Sportive kanë ndryshuar të deleguarit e tyre. Nuk janë pak, por nëntë të tilla. Edhe pse kandidati Bashkim Fino akuzon se këto shoqata nuk ekzistojnë të regjistruara, sërish ka lëvizje dhe pritet që të jenë prezent në Durrës më 7 shkurt, sipas eds.

Deri më 18 janar në Zyrën Rajonale të Shkodrës votonte Armir Grima, trajner i ekipit Kombëtar të femrave, më 7 shkurt i deleguar është Gëzim Martuci.

Në Lezhë ishte Ritvan Kulli, por Eduard Tanushi, i cili është banor i Laçit, pra brenda Prefekturës së Lezhës.

Në Zyrën Rajonale të Gjirokastrës nuk voton më Astrit Mema, por Sadik Sadikaj.

Në durrës nuk do të jetë Mikel Hurxhi, por Agron Kërçova. Për Fierin, Hiqmet Çela zëvendësohet nga Iljaz Haxhiraj. Për Elbasanin është Bujar Gogunja në vend të Ilirjan Hyshmerit. Nga Shoqata e Mjekëve nuk do të jetë Profit Canaj, por Ylli Mihali, i cili është dhe mjeku aktual i Kombëtares. Për Shoqatën e Trajnerëve nuk do të votojë Kreshnik Agolli, por Vladimir Ajazi. Për Shoqatën e Arbitrave nuk do të jetë Petrit Brahja, por Tahir Kastrati.

Deri më tani nuk është ndërruar delegati i Zyrës Rajonale të Tiranës, që është Sulejman

Mema dhe ai i Korçës, Ilirjan Përmeti. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Shoqata e Minifutbollit, e cila përfaqësohet nga Armand Dama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY