Cifti shqiptar, roje të kanabisit për një copë të Italisë

Cifti shqiptar, roje të kanabisit për një copë të Italisë

117
0
Shares

Rreth 50 persona kanë përfunduar në pranga për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, në disa operacione të policisë në qytete të ndryshme në veri të Italisë.

Ardian dhe Lindita Dema, burrë e grua të dy nga Shqipëria, banorë në Castellarano,  dyshohet se kishin detyrë të ruanin drogën që shërbente për të furnizuar të gjithë zonën ku banonin.

Ardiani, me profesion picajol, i lindur në Krujë në vitin 1972, ka qenë edhe më parë i arrestuar në mars të vitit 2016, pasi u kap me 50 kilogramë drogë.

Sipas hetueseve italianë edhe gruaja ishte e përfshirë në bashkëpunimet për trafikimin e drogës. Ato u kapën si pjesë e një hetimi të madh për trafikimin e drogës nga Afrika e Veriut, ku trafikantët kujdeseshin deri në detajin më të vogël për importimin e drogës nga Maroku, dhe nëpërmjet korrierëve sillnin hashashin përmes Spanjës në kamionë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY