Berisha: Marrëveshja e detit kalon vetëm po shkelën mbi trupat tanë

Berisha: Marrëveshja e detit kalon vetëm po shkelën mbi trupat tanë

132
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me marrëveshjen e Shqipërisë me Greqin që për çështjen detare. Teksa ka komentuar për mediat jashtë sallës së Kuvendit deklaratën e ministrit të Jashtëm Nicos Kotzias se ishte rënë dakord me Shqipërisë që Greqisë t’i shtoheshin 12 milje territor detar, Berisha tha se kjo marrëveshje do miratohet nëse kalohet mbi trupat e deputetëve të PD.

“Nuk bën dot ndërprerje hetimi. Me këtë akt mendojnë se do i shpëtojnë nuk e dinë që po ngjallin një urrejtje dhe zemërim tek shqiptarët. Përjashtoj kreun e grupit parlamentar në mënyrë që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga parlamenti pasi ka bërë aktin më të rëndë në historinë 105-vjeçare të këtij vendi. Ka bërë pazarin e kufirit detar me Greqinë, në të cilin ministri i jashtëm grek thotë se fituam zgjedhimin e ujërave me 12 milje.

Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri grek e ka deklaratën 100 % të vërtetë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në linjën e mesit, në distance të baraslarguar. Marrëveshja e tij është; po të jap thërrime, llokmën po e mbaj për vete. S’mund ta kalojë atë marrëveshje, pa kaluar mbi trupat tanë. Asnjë cm sdo kalojë. Do e paguaj me çdo çmim”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY