Ministri italian i Drejtësisë ka një koment për Nazer Seitin

Ministri italian i Drejtësisë ka një koment për Nazer Seitin

150
0
Shares

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ka komentuar sot esktradimin e Nazer Seitit në Itali në përpjekje të ndihmojë sadopak homologen shqiptare pas shkeljeve të ligjit në procesin e esktradimit të Seitit.

“Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Andrea Orlandos.

Deklarata e Orlandos:

“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo­shqiptare.

Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania­s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY