HISTORIA/Seks me komshiun perballë shtëpisë

HISTORIA/Seks me komshiun perballë shtëpisë

681
0
Shares

Një tjetër histori tradhtie është bërë publike në rubrikën e psikologes së “The Sun”. Kësaj here, një grua e martuar e tradhton burrin me komshiun, por duket se gjerat janë komplikuar dhe tashmë nuk di se çfarë zgjidhje t’i japë. Ja çfarë i ka rrëfyer psikologes për këtë histori dashurie.

Letra e gruas

“E dashur psikologe, dua të më ndihmoni dhe të më jepni një këshillë pasi nuk di se çfarë të bëj. Unë jam 38 vjeç dhe jam e martuar prej 10 vitesh. Me burrin kemi pasur një jetë të mirë, por u bë kohë që nuk argëtohemi në shtrat. Së fundmi unë kam filluar të bëj seks me komshiun përballë shtëpisë.

E takova një ditë kur po kthehesha nga puna dhe kështu bëmë pak muhabet. Gjatë bisedës i thashë se nuk ndihesha e lumtur dhe ai ma preu fare shkurt duke më thënë se kur të kem nevojë për seks t’i telefonoj. Në fillim mbeta e shtangur por ditën tjetër i shkrova një mesazh. E lamë të takoheshim në shtëpinë e tij pasi biseduam pak sigurisht që përfunduam duke bërë seks.

Nga ajo herë ne takohemi rregullisht dhe unë kam filluar të fiksohem si adoleshente pas tij… por e di ç’më thotë ai?! Më thotë shpesh se nuk duhet ta marr seriozisht këtë lidhje pasi ai thjeshtë e konsideron si një lidhje për argëtim dhe aspak serioze. Nga ana tjetër që kur kam takuar atë, jam larguar shumë me bashkëshortin tim. Ja pra nuk kam asnjërin prej tyre”.

Përgjigjja e psikologes

“Ai është duke të thënë të vërtetën për të cilën edhe ti duhet të jesh e vetëdijshme. Shkëputu prej tij dhe gjej edhe një herë harmoninë në krahët e bashkëshortit. Kjo tradhti nuk duhet të vazhdoj më, në fund ti do shkatërrosh gjithçka dhe do kënaqësh vetëm një njeri, të dashurin, pasi bashkëshortin, veten dhe martesën do ju japësh fund me këtë sjellje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY