Starova dënohet me 8 ndeshje, por kush do të paguajë 100 mijë...

Starova dënohet me 8 ndeshje, por kush do të paguajë 100 mijë lekë gjobë

123
0
Shares

Reagimi i ashpër i trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova, në mbyllje të ndeshjes së javës së shkuar me Flamurtarin, ndaj gjyqtarëve të takimit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të Komisionit të Disiplinës.

Sulejman Starova, për sjellje antisportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Penalltia e dhënë në kohën shtesë në favor të Flamurtarit ka sjellë jo vetëm humbjen e takimit 1-0 për Partizanin, por edhe humbjen e kontrollit të trajnerit Starova ndaj gjyqtarëve.

Ndërkohë që arsyeja e një pezullimi maksimal ka ardhur për pasojë se Starova është konsideruar si përsëritës për reagime të tilla, pasi një rast i ngjashëm ka qenë edhe në ndeshjen e vitit të shkuar në Kukës ndaj vendasve.

Gjithashtu, në vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën e shkuar vihet re pezullimi i mbrojtësit të Skënderbeut, Marko Radas, me dy ndeshje pezullim për sjellje ofenduese dhe 100 mijë lekë gjobë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY